Report TV - Rihidhet shorti për KED, Manja: PD ka kapur Vettingun për fyti

  • 7 years ago
Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi do të rihidhet përsëri për të plotësuar mungesat në radhët e anëtarëve nga Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë.

Mirela Fana dha dorëheqjen ndërsa Vladimir Kristo refuzoi t?i nënshtrohej Vetingut, duke lënë këtë strukturë të rëndësishme të drejtësisë të paplotë.

Por pavarësisht rihedhjes së shortit të gjithë anëtarët e rinj të KED-së, Këshillit të Emërimeve në Prokurori dhe Gjyqësor, institucione që krijohen rishtaz me reformën në drejtësi, duhet t?i nënshtrohen Vettingut. Pa opozitën i gjithë sistemi ndodhet në ngërç.

Category

📺
TV

Recommended