Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Kreu i qeverisë Edi Rama teksa po fliste për arsimin dhe punësimin profesional, ka ironizuar gjendjen e Zyrave të Punës në kohën e qeverisjes Berisha.

Sipas Ramës, Zyrat e Punës jo vetëm që nuk ofron punë por ishin në llogari të ministrave të asaj kohe.

Nëpërmjet një batute, Rama tregoi për gjendjen e tyre ku i vizitoi me Veliajn kur mbante postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe kreun e Bashkisë Durrës.

"Kur shkuam për një vizitë në Zyrën e Punës, mirë që për pak na humbi Vangjushi se kishte një gropë të madhe në lagje, po s'po gjenim dot zyrën, madje kur i gjetëm unë hyra i kërrusur se dera ishte shumë e vogël", u shpreh Rama .

Category

📺
TV
Comments

Recommended