Pranvera sjell rritjen e numrit të personave të prekur nga alergjitë

  • 7 years ago
Ardhja e Pranverës, luhatjet e tempraturave dhe çelja e luleve ka sjellë shqetësime tek personat alergjikë dhe ata me astmë. Sipas alergologes Mirela Hasanaj polenet e luleve tek këta pacientë shkaktojnë kollë, rrjedhje hundësh, teshtima, kruajtje dhe skuqje te syvë.

Sipas Hasanajt rreth 350 persona me probleme alergjikë dhe asmatike paraqiten në një javë vetëm në klinikën e specialiteteve Nr.2.

Ky numër i lartë pacientësh, sipas Hasanajt, ka si shkaktarë kryesore ndotjen e lartë, mbingarkesat në ajër dhe ushqimet OMGJ që konsumohen. Megjithatë, ajo që mjekët ngreknë si shqetësim është neglizhenca e pacientëve për të bërë testet alergjike, edhe kur ata bëjnë intervente të ndryshme.

Tv Klan

Recommended