Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Ditën e Verës ka zgjedhur të lërë çadrën dhe është zhvendosur në Elbasan.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.
Ndërsa është ndalur në stendën e tregtarëve të mjaltit Basha është shprehur: ?Ndonjë dëm nga marijuana nuk kanë pasur bletët??
Tregtarët kanë qeshur dhe i janë përgjigjur se ? bleta e përzgjedh më të mirën?.
Comments