Përgjigjen e parë nga kabineti Rama nëse do të ketë zgjedhje pa opozitën, e ka dhënë rastësisht gjatë një deklartë për mediat minisitri i Financave Arben Ahmetaj. Ai ndodhej në një nga çadrat e kryeqytetit për të firmosur zbatimin e vetingut në sistemin e drejtësisë, por i pyetur për një skenar bojkoti nga ana e demokratëve ai bëri thirrje që partitë opozitare të bëhen të përgjegjshme.
Kreu i Financave bëri apel që të zbatohet sa më parë rivlerësimi i figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse duam Shqipërinë dhe forcimin e ekonomisë së saj.
Ligji i vettingut është i pari që do të zbatohet me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi. Ai synon verifikimin e pasurive dhe pastërtisë së figurës për personalitetet në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Be the first to comment