Report TV - Shkodër,digjet shtëpia,vdes i moshuari,në rrezik 2 banesa

  • 7 years ago
SHKODER-Një i moshuar ka gjetur vdekjen sot në Shkodër pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja është shënuar në lagjen ?Nazmi Kryeziu?, në një banesë dy katëshe ku banonte një i moshuar, i cili në momentin rënies së zjarrit ndodhej në gjumë.

Familjarët e tjerë nuk ndodheshin në ato momente në banesë.

Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet se është rrjedhja e gazit e një bombole gazi që familja e përdorte për gatim.

Recommended