Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8 years ago
TIRANE-Një pritje për gratë me gratë ka zhvilluar paraditen e sotme Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama.

?Sot në mëngjes Zaho me sinqeritetin e një bebeje më tha, mami Linda je shumë e mirë. Kjo më ç'armatosi dhe më la pa fjalë dhe më bëri gati ta hidhja këtë fjalim në kosh?.

Ky ishte një fragment i fjalës së Linda Ramës përballë gave të ftuara, mes të cilave spikaste vetëm një burrë i ftuar, kryeministri Edi Rama.

Sipas Linda Ramës, për ca klikime më shumë sot ka gra publike që portretet e tyre zhgarraviten dhe kjo bëhet rutinë, njësoj si klikimet. Gruaja e kryeministrit thekson se ka gra që jashtë mureve virtuale jetojnë të izoluara. Por gjithë ky transformim radikal i shoqërisë sot, si do përkthehet tek fëmija nesër?

?Mijëra dhe dhjetra mijëra portretesh gra e vajzash që jetojnë jashtë mureve të ekspozitës së madhe virtuale të klikimeve dhe pëlqimeve janë sot dhe më të ndara dhe më të izoluara prej realitetit tonë ku progresi i madh në këtë drejtim është një pengesë më vete në rrezen tonë të vështrimit.

Si duhet të reagojmë ndaj shfaqjes së përditshme të revitalizimit brutal të normave etike, vlerave shoqërore e nocioneve të gënjeshtrës.

Si duhet të reagojmë ndaj eksodit të madh të fëmijëve tanë nga bota e leximeve tek bota e klikimeve.

Category

📺
TV

Recommended