Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lumi Ishëm që përshkon rrethet Tiranë, Krujë, Kurbin dhe Durrës, sot është kthyer në një kosh gjigant mbeturinash.
Në të gjithë gjatësinë e tij hidhen mbeturina nga njerëz të papërgjegjshëm, ndërkohë që në të shkarkohen edhe materiale inerte.
Me rritjen e nivelit të ujit, mbetje plastike kanë veshur drurët e pemëve përgjatë shtratit, sic shihet edhe në pamjet e Ora News.
Jashtë kamere, banorët e zonës thonë se ujërat e lumit shkarkohen edhe mbetje kimike nga fabrikat e përpunimit të lëkurës në periferi të Tiranës që e kanë kthyer Ishmin në një lumë të vdekur pasi fauna dhe flora janë dëmtuar ndjeshëm.
Banorët shtojnë se në të dy anët e lumit, kutërbon erë e padurueshme dhe mbytëse.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ishmi-e-osumi-behen-depozite-per-derdhjen-e-mbeturinave/
Comments