Lajmi i Pianeta Italia, një gur në lumë? Portali italian nuk ka asnjë dokument për plehrat

  • 7 years ago
Ky është Pianeta Italia. Një portal i panjohur italian që turbulloi tre shtete. Shkroi se 1300 kontenierë me plehra urbane e industriale u zhduken pasi hynë në portin e Durrësit. Implikoi Italinë, Shqipërinë e Maqedoninë. Portali i hapur 7 muaj me parë shkruante se kishte dokumente. Menjëherë pas publikimit të lajmit redaksia e lajmeve në Televizionin Klan e kontaktoi Pianeta Italia dhe i kërkoi informacione shtese për skandalin që ai pretendonte se kishte zbuluar, në përpjekje për të hedhur drite mbi një lajm të bujshëm e tronditës, nëse do të rezultonte i vërtetë.

Përfaqësuesit e portalit na thane se do të na telefonojnë për të na vënë në dispozicion dokumente konkrete. Por Tv Klan as u kontaktua prej tyre dhe të nesërmen Pianeta Italia nuk iu përgjigj me thirrjeve tona telefonike dhe as në ditët në vazhdim, duke iu fshehur interesimit tonë për ë zbardhur të vërtetën. Portali as nuk i publikoi vete dokumentet. Kontenierët, sipas portalit me zyrë në një shtëpi dykatëshe në periferi të Romës mund të ishin fshehur në ndonjë tunel të braktisur ushtarak.

Po sa janë 1 300 kontenitorë? Sa kamionë duhet për t'i lëvizur 1300 kontenierë që peshojnë 22 ton secili? Sa tunele për t'i fshehur? Si u zhduken pa rënë në sy nga askush, siç thotë portali italian?

Dyshimet e këtyre pikëpyetje bëhen sot tërësisht të pabesueshme kur në dogana nuk figuron asgjë mbi një transport të tillë. As në doganat italiane. Plehrat, sipas portalit italian që as nuk figuron në listën e rankimit të qindra mijëra mediave botërore, ishin tranzit për në Maqedoni.

Si të tilla, transportuesi duhet të respektonte rregullat e tranzitit. Duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme garancie e do të duhej që të deklaronin daljen në Qafe Thanë, brenda disa orësh në pjesën shqiptare dhe me pas hyrjen në pjesën maqedonase.

Por për të gjitha këto nuk ka asnjë gjurmë. Është vetëm gjurma e një shkrimi të bujshëm, por të dyshimte dhe të pavërtetuar. Mediat në Shqipëri e raportuan thuajse të gjitha lajmin e tij dhe me pas u investuan për të zbardhur aferën e pretenduar. Edhe shoqëria civile kërkon të mësojë të vërtetën.

Prokuroria ka nisur një hetim, më shumë për të hedhur dritë dhe për të qetësuar publikun, pasi deri tani të gjitha të dhënat e përgenjështrojnë lajmin e portalit italian.

Prokuroria e Përgjithshme ishte e para që e hodhi poshtë lajmin e Pianeta Italia News se ajo ishte përfshirë prej kohesh në hetime bashke me italianët e maqedonasit. Portali italian shkruante se kryeprokurori dhe kreu i antimafias italiane e kishin shmangur pyetjen mbi këtë çështje në konferencën për shtyp që mbajtën javën e kaluar në Tiranë.

Në konferencë në të vërtetë nuk u bë asnjë pyetje e tillë dhe kjo është e vërtetueshme nga materialet filmike që disponojnë të gjitha televizionet.

Pyetja e vetme që mbetet tani është se cili ishte qëllimi i këtij lajmi që as vetë Pianeta Italia News nuk i del me për zot duke mos publikuar dokumentet doganore që ajo shkruante se i dispononte. Fakti qe Pianeta Ita...