Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për të drejtat e njeriut në Shqipëri për vitin 2016. Ja disa nga konkluzionet ?Problemet më të rëndësishme ka qenë korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe të kujdesit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi. Problem tjetër janë të burgjet dhe qendrat e paraburgimit të cilat janë të mbipopulluara, ndërtesa të vjetra dhe mungon trajtimi mjekësor.Raportohet për policë dhe gardianë që abuzojnë me të dyshuarit dhe të burgosurit por dhe me zgjatje të afateve të burgimit pa akuzë. Presioni politik, intimidimi, korrupsioni i gjerë dhe burimet e kufizuara disa herë kanë penguar sistemin gjyqësor të funksionojë i pavarur dhe në mënyrë eficente. Qeveria ka bërë pak progres sa i takon kthimit të kompensimit të pronave të sekuestruara gjatë komunizmit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dash-raport-per-shqiperine-korrupsioni-ne-te-gjitha-nivelet-e-qeverisjes/