Report TV - Moikom Zeqo: 6 qytete ilire pa zbuluar, dështim i arkeologjisë

  • 7 years ago
Arkeologu dhe shkrimtari Moikom Zeqo zbulon situatën skandaloze të arkeologjisë shqiptare, në 26 vjetët e fundit. Zeqo dëshmon se në trojet shqiptare nuk është bërë asnjë përpjekje për zbulime më të hershme se qytetërimi romak e helen.

Janë plot 6 qytete ilire të pazbuluara si Albanopolis afër Krujës, Qyteti i Taulanteve, qyteti Damastian, qyteti Burbullas afer Beratit, Nikaj në Klos, si dhe Arnisa për të cilën Zeqo thotë se nuk është e sigurte ku gjendet në Durrës apo afër Lushnjës.

?Pikërisht në hartën e Ptolemeut, se ai e ka me gradë gjeografike kjo është e rëndësishme, ndodhet në jug të qytetit të Durrësit qyteti Arnisa. Është një qytet i paidentifikuar akoma. Ka mendime të ndryshme. Një arkeolog italian i quajtur Sestieri e identifikon afër vendit të quajtur Babunja afër Lushnjës. Këtë mendim e kam mbrojtur edhe unë, Neritan Ceka e ndonjë tjetër.

Category

📺
TV

Recommended