Propozime për kodin zgjedhor - Blushi: Numërim elektronik dhe kufizim të shpenzimeve për fushatë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numërimi elektronik, kufizimi i shpenzimeve në fushatë për partitë dhe ngritja e bordit të monitorimit për shpenzimet e partive janë propozimet e LIBRA-s për kodin zgjedhor. Ben Blushi tha se fushata në Shqipëri kushton rreth 50 milionë euro dhe është nga më të shtrenjtat në Europë. Deputeti socialist, Taulant Balla, tha se propozimet diskutohen në Komisionin e reformës zgjedhore, ndërsa bëri thirrje për votimin e vettingut nga opozita.
Ben Blushi dhe LIBRA paraqiten në Kuvend dy amendamentet për kodin zgjedhor ku përfshihen numërimi elektronik dhe kufizimi i shpenzimeve të parave të partive politike gjatë fushatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-numerim-elektronik-dhe-kufizim-te-shpenzimeve-per-fushate/

Recommended