Report TV - Peticioni Pro Reformës, dyndje qytetarësh në stenda për të firmosur PRO. Firmos e Veliaj

  • 7 years ago
Mijëra firma janë hedhur këto dy ditë për miratimin e Vetingut nga qytetarët. 50 organizata të shoqërisë civile kanë ngritur tendat e tyre në disa pika kryesore të Tiranës, ku qytetarët ndalojnë dhe firmosin.
Organizatorët pohojnë se vetëm në nje pikë janë mbledhur rreth 2 mijë firma.
Sor edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj firmosi peticionin e iniciuar nga 50 organizata të Shoqërisë Civile në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe të ligjit të vettingut.
Në fjalën e tij, Veliaj shprehu besimin se peticioni do të arrijë që të mbledhë 1 milionë firma nga qytetarët, ndërsa theksoi se drejtësia aktuale ka bllokuar apo vonuar mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës për punët publike.Veliaj nga ky aktivitet së bashku me Shoqërinë Civile, ka komentuar edhe protestën e opozitës tek çadra përpara kryeministrisë, ku deklaroi se një minorancë e ngujuar mundohet t'i imponohet një shumice të heshtur.

Recommended