Report TV - Landfilli i Vlorës, arkeologët: Po ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike

  • 7 years ago
VLORË-Bashkia e Vlorës ka parashikuar të ndërtojë një Landfill në fshatin Sherisht, por sipas arkeologëve ai po ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike.

Impianti i mbetjevw do të ndërtohet 15 km larg qytetit të Vlorës dhe vlera e tij është 20.8 milion euro. Kjo zonë është e kufizuar nga fshati turistik i Kaninës dhe Drashovicës.

Arkeologu, Novruz Bajramaj ngre shqetësimin për vendin ku do të ndërtohet ky impian gjigand, pasi në këtë vend gjenden mbetje arkeologjike mijra vjeçare, të cilat tregojnë se në këtë zonë ka pas qytetërim të lashtë prehistorik.

Arkeologu Bajramaj kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të dërguar ekspedita dhe specialist për studimin e kësaj zone pasi në afërsi të saj gjendet fshati Kaninë I cili ka një histori 3 mijë vjeçare.

Në këtë zonë ka mbi 30 objekte, mon umet kulture. Gjithashtu Bajramaj shprehet, se në të gjithë territorin gjenden gjurmë që sipas analizave të bëra tregon se ky vend ka qenë i banuar 60 mijë vite përpara, një vazhdimësi jete dhe do të jetë një fatkeqësi që këto të gjurmë të groposen së bashku me mbeturinat.

Recommended