Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kinemaja që merr përsipër kritikën sociale ekziston në formën e saj të pastër prej neorealizmit italian e deri tek disa autorë të sotëm influentë perëndimorë. Subjektet e kësaj kinemaje janë grusht për politikën kur ajo të hyn në shtëpi në formën e papunësisë, e taksës mbytëse, apo e reduktimit të frikshëm të shërbimeve publike.
Aktori shqiptar i kthyer regjisor Edmond Budina, e vendos veten në të njëjtin front kur thotë se me filmin ?Të thyer? proteston ndaj ndotjes së mjedisit dhe çështjeve korruptive që kushtojnë jetë njerëzore.
Po a është një film protesë ky? A është Budina artist polemist? Ca më tepër vijues i idealeve demokratike të lëvizjes së dhjetorit siç po e përkëdhelin mjediset tona artistike?
Bashkëprodhimi shqiptar-italian -maqedonas, i hedhur në qarkullim në kinematë e Tiranës prej ditës së hënë, nuk ka subjekt me fokus të qartë.
Jani Budi që ka bërë burg në vend të të birit, kthehet në Shqipëri për të marrë rolin e patriotit romantik. Migron në vendlindje, strehon njerëz në nevojë, shkollon fëmijë dhe shqetësohet për helmimin e ambjentit nga lëndët radioaktive.
Me pak fjalë një personazh njëdimensional luajtur nga vetë Budina, tepër i squllët për të qëndruar në këmbë. Aq më tepër kur i vënë përballë ca djajë shoqërorë të ekzagjeruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/shperdorimi-i-kinemase-si-proteste/

Category

📺
TV
Comments

Recommended