Ora News – Nis ndërtimi i banesave për 400 anëtarë të komunitetit rom në Shkozë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 60 familje të komunitetit romë që jetojnë në bregun e Lumit dhe që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit të Tiranës do të strehohen në banesat e reja sociale.
Bashkia ka nisur punën për ndërtimin e banesave sociale pranë ish-repartit ushtarak në Shkozë. Kjo situatë e strehimit pritet të zgjidhet brenda 6 muajve. Kryebashkiaku Veliaj tha kapacitetet akomoduese do të jenë për 400 anëtarë të komunitetit rom.
Veliaj: Në një qytet të mirë, nuk duhet të zgjedhim midis investimeve dhe zaptimit të territorit për efekt banimi. Ajo që duhet të bëjmë është, edhe investime korrekte, pra disiplinim të gjithë rrjedhës së Lumit të Tiranës që të mos shkaktojë më përmbytje, por edhe banesa sociale për të akomoduar 400 anëtarë të komunitetit rom që sot kërkojnë strehim.
Pavarësisht debateve politike në të cilën është përfshirë Tirana, Veliaj tha se Bashkia ndjek me vëmendje shqetësimet e qytetarëve të cilët kanë probleme sociale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-ndertimi-i-banesave-per-400-anetare-te-komunitetit-rom-ne-shkoze/

Recommended