Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xhoni Malko. Kështu quhet Pelikani kaçurrel, me moshë një vjeçare, që banon në Karavasta. Ai është një nga rreth 200 pelikanët që jetojnë në ishullin brenda kënetës. Shtatë muaj me pare pelikani gjatë fluturimit u rrezua në një banesë në fshatin Kurjan te Roskovecit. Ai u strehua në këtë fshat, duke zgjuar kërshërinë e banorëve me bukurinë e tij. Me pas specia tepër e rrallë, u transportua dhe u strehua në një godinë të Drejtorisë së Parkut, mes pishave në Karavasta, ndërsa specialistët i vendosen emrin Xhoni Malko. Sipas drejtorit te parkut Ardian Koçi iu vendos ky emër në nder të punonjësit Shkëlqim Malko qe kujdesej për te. Shkëlqim Malko rrëfen historinë e tij dhe detaje nga puna ne park. Ndërsa djali që u kujdes për të Xhoni Malko shprehet se ndihet mirë që një pelikan i rrallë, mban emrin e tij të vërtetë. Laguna e Karavastasë është e njohur për koloninë e species së rrezikuar botërore të Pelikanit Dalmat. Prania e këtyre shpendëve është edhe një nga arsyet kryesore që laguna e Karavastasë është përcaktuar si Zonë e Rëndësisë Ndërkombëtare.

Category

📺
TV

Recommended

3:50
Up next
3:50