Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy portierët e kombëtares shqiptare Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha me skuadrat e tyre ne kampionatin Italian shënjestrojne europen. Ne portën e Atalantes Berisha ka festuar nje tjetër fitore edhe pse minimale ndaj Krotones dhe është ngjitur ne kuotën e 48 pikëve ne vendin e katërt, tre me pak se Napoli i vendit te trete qe do te thotë Champions League vitin tjetër. Ka mjaftuar per tre piket e radhës një gol i Andrea Kontit ne fillimin e pjesës se dyte dhe skuadra e Berishës parakalon ne renditje Lazion e Strakoshes. Ne fund te ndeshjes edhe Berisha Protagonist me nje pritje dhe nje gol te pësuar, por ne pozicion jashtë loje qe duket qarte ne përsëritje. Kryeqytetasit e Lazios kane patur nje transferte te vështire ne Empoli, por ja kane dale gjithsesi. Per plot 67 minuta ka qene nje ndeshje pa histori deri sa Krunic ka goditur nga distanca dhe topi është ndalur ne rrjetën e Strakoshes. Një goditje prej me shume se 30 metrash dhe portieri ynë duhet te marre nje pjese te fajit mbi vete. Gjithsesi nuk zgjat shume avantazhi i vendasve pasi nje minute me pas Ciro Immobile barazon shifrat ne nje moment mungese vëmendjeje nga mbrojtja vendase. Duhej te vinte minuta e 80 qe Keita t?i jepte fitoren Lacios pas atij topi te devijuar qe u ndal ne rrjetën e Empolit. Lazio ka tashme 47 pike dhe minimalisht është ne Europa League Sezonin e ardhshëm. Nuk është ne ketë pozite Mergim Mavraj dhe Hamburgu i tij, pasi i duhet te luftojnë me mbijetesën ne kampionatin Gjerman. Skuadra qe nuk ka rene asnjëherë ne historinë e saj ne bundesligen dy nuk ka shkuar me shume se nje barazim 2-2 ne shtëpi kundër Frajburgut, edhe pse ka kaluar dy here ne avantazh dhe ne fund ka humbur edhe nje penallti. Aron Hant ka kaluar ne avantazh vendasit ne minutën e 15 me nje gol spektakolar me finte. Megjithatë, miqtë janë rikthyer te barazojnë vetëm 8 minuta me vone me ane te Filip. Mavraj nuk ka bere nje figure te mire përballe kundërshtareve ne nisje te aksionit. Gjithsesi ne pjesën e dyte është Gregoritch austriaku, qe shfrytëzon mire nje depërtim te japonezit Sakai dhe e çon topin ne rrjete. Kur te gjithë po mendonin se Hamburgu i mori tre piket godet Frajburgu me Grifon dhe serish Mavraj ka dale bosh ne ndërhyrjen e pare ndaj autorit te golit. Megjithate shanset nuk mungojnë per Hamburgun qe merr nje penallti ne minutën e 86, por Aron Hunt nga pika e bardhe nuk arrin te shënoje. Hamburgu mbetet i 15 vetëm me 20 pike, ndërsa Frajburgu është i nënti me 30 pike.

Category

📺
TV
Comments

Recommended