Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjitha kontrollet që do të bëhen në biznese do të jenë të regjistruara në sistemin online me qëllim shmangien e abuzimeve.
Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari gjatë inspektimit në një nga bizneset në kryeqytet tha se tashmë puna e inspektorëve do të jetë më e thjeshtë.
Hajdari: Rezultatet e inspektimit online do të jenë në favor të biznesit të ndershëm dhe sigurisht, inspektimi online do të jetë një goditje ligjore për të gjitha bizneset që punojnë jo në përputhje me ligjin.
Në takimin që më herët kryeinspektori Hajdari zhvilloi më inspektorët përgjegjës, kreu i Inspektoratit të Punës Dritan Ylli tha se përmes këtij sistemi marrin fund shënimet nëpër blloqe dhe manipulimi.
Ylli: Për të garantuar një proces inspektimi, transparent, me integritet, me etikë dhe mbi të gjitha të pa ndikueshëm nga asnjë lloj ndërhyrje të paligjshme.
Për drejtorin e AKU Dritan Sejko ky sistem do të nxjerrë në pah edhe problemet dhe gabimet që kanë qenë shqetësim për inspektorët deri më tani.
Sejko: Rrit transparencën, rrit përgjegjësinë përpara trupave tona të inspektimit dhe mbi të gjitha unë them se do të nxjerrë në pah edhe të metat e sistemit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/inspektimi-online-marrin-fund-kontrollet-me-blloqe/

Category

📺
TV

Recommended