Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, kërkon arrestimin e kryetarit të komisionit të PD për hetimin e CEZ, Edmond Spaho.
Kërkesa e Hickes drejtuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, erdhi disa minuta përpara nisjes së komisionit hetimor për aferën CEZ, ku ajo është thirrur për të dëshmuar.
Hicka pretendon se insistimi i Spahos që ajo të shoqërohej me forcë për të dëshmuar përpara komisionit hetimor, nuk ka bazë ligjore dhe se është bërë për qëllime kriminale. ? "Në 13 Shkurt komisioni i CEZ urdhër që të shoqërohet me forcë Hicka. Urdhrat e Spahos për shoqërim me forcë me qëllim kriminal. Thirrja me forcë e Hickës asnjë bazë ligjore, në shkelje të ligjit", thuhet në deklaratën e Avokates së Shtetit.
Be the first to comment