Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 4/25/2017
FIER- Banorët e fshatit Zharrez në Fier pasditen e sotme kanë dalë në protestë kundër kompanisë që merret me kërkimin e naftës në këtë zonë.

Ata shprehen se nuk janë dëmshpërblyer për dëmet që kanë pësuar në banesa dhe prona nga shpërthimet dhe lëkundjet e tokës, që sipas tyre janë shkaktuar nga kompania që merret më kërkimin e naftës.

Protestuesit kanë bllokuar aksin nacional Fier -Berat, teksa kanë vendosur të djegin edhe disa goma. Banorët i bëjnë apel instancave shtetërore të ndërhyjnë pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

Ndërkohë forcat e rendit kanë zbarkur në vendngjarje dhe kanë shpërndarë protestën, teksa kanë bërë të mundur dhe lirimin e rrugës nacionale.

Zjarrëfikset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëvë të zjarrit.

Category

📺
TV

Recommended