Report TV - 100-vjetori i lindjes,Rama:Kokalari sfidoi burrat që sistemi i gjunjëzoi

  • 7 years ago
TIRANE-Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare është mbajtur një aktivitet në nderim të Musine Kokalarit me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj.

Shkrimtarja dhe politikania që për 33 vite u burgos dhe internua nga regjimi komunist kujtohet sot për të sjellë në dritë historinë e vuajtjeve të mëdha të popullit shqiptar nën regjimin komunist.

?Figurë emblematike të historisë e cila sfidoi shumë burra të cilët u gjunjëzuan para sistemit mizor?, e ka cilësuar Rama Kokalarin.

Rama u shpreh se muzetë e kujtesës Bunk'Art 1 dhe 2 po njohin botën me historitë e tmerrshme të regjimit komunist ndërsa shtoi se për to është folur më shumë se për Muzeun Kombëtar që s'është përmendur kurrë.

?Ne kemi ndërmarrë një çështje që ju jeni dëshmitarë, ka ndeshur në një kundërshti gati të pashpjegueshme por që mjafton pak përqendrim për ta shpjeguar lidhur me kthimin në vendet e krimit për t?i hapur dhe për t?i transformuar në vende pelegrinazhi të publikut në mënyrë që fëmijët tanë që mund ta prekin historinë tragjike të komunizmit. Ju keni parë se si hapja e muzeumeve, Bunk?Art 1 dhe Bunk?Art 2 kanë ngjallur një reagim instiktiv të jashtëzakonshëm, ndërkohë që mbetet motiv krenarie për ne që i kemi bërë të mundur sidomos të rinjve por edhe të huajve që këtë histori të tmerrshme të mund ta përjetojnë përmes shkuarjes në disa vende ku ajo ka marrë impulset e veta më barbare. Duam s'duam është fakt që në botë është folur shumë më tepër për këto muzeume se sa për Muzeun Historik Kombëtar që nuk është folur kurrë?, është shprehur Rama.

Recommended