Report TV - Mollët e Korçës mbeten stok,fermerët: Importi nga Kosova po na falimenton

  • 7 years ago
KORÇË-Fshatrat e Devollit të njohur për prodhimin e mollëve çdo sezon përballen me mungesën e tregut, çmimet e ulëta dhe kostot e pajustifikueshme te çmimit të mollës.

Për të disatin vit radhazi prodhimet bujqësore në Korçë kanë mbetur të pashitura ndërsa fermerët duket se nuk do të shmangin dot falimentimin.

Pavarësisht se çdo vit ata kanë ngritur shqetësimin për prodhimet që u mbeten stok si pasojë e mungesës së tregut apo konkurencës në çmim për prodhimet që futen nga Kosova e Maqedonia. Situata e tyre vijon të precipitojë.

Në fshatin Vranisht tonelata të tëra me mollë kanë mbetur të pashitura duke i lënë fermerët në një situatë të vështirë. Djersa e një viti punë ka mbetur e bllokuar në magazinat e tyre ndërsa shpresa se ata do të mund të shesin diçka vaket çdo ditë e më tepër.

Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë Rajonale, Vullnet Gjolla shpjegon për Report TV se këtë vit po ashtu si edhe vitet e kaluara eksportet kanë ardhur në rritje dhe tregu është present, por veçantia e këtij viti qëndron në faktin se tregu i huaj kërkon mall cilësor dhe prodhim të mirë vendas.

Recommended