Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 4/1/2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT

Spitali Rajonal i Shkodrës tashmë ofron edhe shërbimin e Kimioterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale. Falë investimit të realizuar në këtë spital prej një muaji, afro 10 pacientë e marrin këtë shërbim jetik për jetën e tyre, pranë vendbanimit të tyre duke shmangur në këtë mënyrë rradhët e gjata të pritjes dhe ecejaket drejt Tiranës.
Ilir Beqaj: ?Më në fund, arritëm që këtë shërbim të fillojmë ta ofrojmë dhe në spitalet Rajonale, kështu që edhe Shkodra është pjesë e pesë spitaleve, përveç QSUT-së, ku ne po ofrojmë këtë shërbim. Sigurisht, e kemi nisur me protokollet e sëmundjeve bazë, dhe në bashkëpunim me Shërbimin Universitar në QSUT, kemi filluar të bëjmë këtu në Shkodër kimiot për tumoret e gjirit dhe zorrës së trashë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-shkoder-ofrohet-kimioterapia/

Category

📺
TV

Recommended