Me 18 shkurt, kundër drogës, kundër krimit, kundër shefave të Tahirit dhe Ramës që punojnë me trafikantët, për ti dhënë vendit, rend, siguri dhe punë të ndershme. Është kjo thirrja që kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në PD Enekelejd Alibea bëri sot nga selia blu duke shtuar se ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, me urdhër të Prokurorisë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit. Enkeled Alibeaj: Ndalimi së fundmi i këtyre dy drejtuesve, konfirmon të vërtetat e denoncuara nga Partia Demokratike prej 3 vitesh, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës, për haracin që ata marrin nga ky biznes kriminal, deri në 40 përqind për një rrënjë.
Ndërkohë për sekretaren për marrëdhënien me publikun Grida Duma padrejtësia që i bëhet qytetarëve nga qeveria Rama është një arsye më shumë për tu mbledhur më 18 shkurt në protestën e madhe.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-me-18-shkurt-kunder-shefave-te-tahirit-e-rames-punojne-me-krimin/