Report TV - "Balili", zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë

  • 7 years ago
Presidenca ka zbardhur mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e kreut të shtetit, Bujar Nishani, për çështjen e Kelmend Balilit.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë zgjati dy orë, ndërsa u kërkua nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për të diskutuar, analizuar dhe koordinuar veprimet dhe përpjekjet lidhur me çështjen ?Balili? si dhe në luftën pakompromis ndaj fenomenit kriminal të trafikut të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Presidenti i Republikës, thuhet në njoftim, theksoi që në fillim se shqetësimi i ngritur është serioz, legjitim, i nevojshëm për të nënvizuar më fort angazhimin dhe bashkërendimin e veprimeve të agjencive ligjzbatuese të lidhura drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare.

?Çështja ?Balili?, përtej nivelit kombëtar i tejkalon përmasat individuale të rastit në fjalë, sepse ajo është shtrirë dhe ka marrë përmasa të zgjeruara gjeografike në disa shtete fqinje dhe aleate dhe për këto arsye, mbledhja e sotme u thirr pikërisht për të diskutuar, përcaktuar dhe këshilluar mbi hapat e marrë, ndjekjen dhe vijueshmërinë e veprimtarive institucionale të agjencive ligjzbatuese lidhur me hetimin e mëtejshëm të saj? ? ka thënë Presidenti Nishani.

Recommended