Ora News – Rindërtimi i TOB, trupa artistike zhvendoset në dy godinat e ish-Kinostudios

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sezoni artistik i TOB do të nis me vonesë për shkak se trupat artistike gjatë muajit janar dhe shkurt do të zhvendosen në këto dy godina të ish kinostudios, për ti hapur rrugë projektit për rikonstruksionin e këtij institucioni.
Fotot e projektit tregojnë mënyrën se si do të rindërtohet TOB, përllogaritur me një kosto 1 mld lekë. Ministrja Kumbaro kërkon mirëkuptimin e të gjithë artdashësve dhe artistëve por garantoi se në godinat e ish-Kinostudios është krijuar i gjithë komoditeti për zhvillimin e provave dhe aktiviteteve artistike.
Kumbaro: Mbërritëm në një projekt që shkon në rreth 1 miliard lekë. Kemi edhe angazhimin e qeverisë kineze për të dhënë një grand të posaçëm,
Për drejtoren e këtij institucioni, Zana Çela, aktivitetet artistike të Operës dhe baletit do të jenë në të gjitha skenat e Shqipërisë dhe madje diasporës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/rindertimi-i-tob-trupa-artistike-zhvendoset-ne-dy-godinat-e-ish-kinostudios/

Recommended