Shkupi: Fqinjët po na ndezin zjarrin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratave te fundit te kryeministrit Rama, te bëra ne nje interviste televizive, duke apeluar qe politikanet e vendeve fqinje duhet te merren me problemet e tyre dhe te mos ndërhyjnë ne çështjet e brendshme.?Politikanët nga vendet fqinj që kërkojnë me këmbëngulje të tërheqin vëmendjen nga problemet në vend, duke ndezur zjarrin tek fqinjët janë në kundërshtim me vlera evropiane. Natyrisht që më tërheqëse është të merren me vendet fqinje në kushtet kur e kane te vështirë te merren me nevojat reale të qytetarëve në vendin e tyre. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që janë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon.?Ministria e Jashtme nuk ka përmendur emra konkrete, duke theksuar se nuk do te komentoje me detaje se kush është duke u përzier ne çështjet e Maqedonisë. Por reagimi vjen menjëherë pas qëndrimeve te kryeministrit Rama se politikanet shqiptare ne Maqedoni nuk duhet te shiten per ca poste e vetura, por duhet te mendojnë per internat e shqiptareve. Me herët, edhe Ministria e Jashtme Ruse kishte reaguar, duke i bere thirrje ndërkombëtare te mos përziheshin ne çështjet e brendshme te Maqedonisë.

Recommended