Report TV - Ndërtimi i velës në Durrës, qytetarët në protestë: Shkatërron historinë

  • 7 years ago
Qytetarët e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme pasi janë kundër projektit për ndërtimin e velës para Torrës Veneciane.

Sipas tyre, ky ndërtim i shkatërron rrënojat arkeologjike të qytetit pasi punimet po zhvillohen pikërisht në murin rrethues të qytetit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe ambientalistë. Sazan Guri është shprehur kundra këtij projekti pasi ndërtime të tilla nuk mund të bëhen ngjitur pranë një monumenti më kaq shumë vlera historike. Por nuk është i këtij mendimi kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Projekti për ndërtimin e velës kushton rreth 6 milion dollarë dhe parashikon ndërtimin e një strukture në formë vele me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë si dhe sheshin përreth saj me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë.

Recommended