Policia: Nuk japim garanci për ndeshjen e Partizanit

  • 7 years ago
Policia e kryeqytetit nuk jep garanci për sigurinë në ndeshjet e Partizanit, në stadiumin ?Selman Stërmasi?.
Me anë të një shkrese të dërguar Federatës, klubeve të Tiranës e Partizanit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë shprehet e shqetësuar për një reagim të ashpër të përkrahësve të bardhebluve dhe një përplasje me ata rivalë.
Reagimi i një grupi të tifozëve të Tiranës, të cilët bllokuan fushën stërvitore të ekipit duke patur edhe përplasje fizike është një dëshmi për policinë.
Dyshohet se edhe mbështetësit e Partizanit mund të shkaktojnë dëme në stadium. Policia e Tiranës kërkon një zgjidhje tjetër, megjithatë drejtues të klubit të Partizanit vijojnë t?i qëndrojnë idesë që të zhvillojnë ndeshjen me Vllazninë të dielën në orën 17:00 në ?Selman Stërmasi?.
Pak ditë më parë presidentët e të dy klubeve arritën marrëveshjen edhe me ndërmjetësimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj, që Partizani të luante ndeshjet në shtëpi në stadiumin ?Selman Stërmasi?./ TV KLAN

Recommended