Report TV - Korça nuk ka rregulla për mbeturinat hidhen plehra pa asnjë kriter

  • 7 years ago
KORÇË-Prej shumë kohësh është premtuar që do të ndërtohet një landfill për grumbullimin e plehrave të qytetit të Korçës dhe të gjithw zonave të saj, por një gjë e tillë akoma nuk është bërë.

Pamja që të jep vend grumbullimi i tanishëm i plerave të këtij qyteti është dramë në vete. Nuk ka asnjë rrethim dhe asnjë kategorizim të tyre.

Mbi të gjitha e gjithë zona përreth depozotomit të mbetjeve të Korçës është e ndotur pasi nuk ka asnjë kontroll nga askush.

Në bashkinë e këtij qyteti thuhet se landfilli do të fillojë nga puna gjashtw mujorin e parë të këtij viti.

Në rregulloren e vendosur në hyrje të vendgrumbullimit thuhet se nuk lejohen të futen persona të paautorizuar, ndërkohë që në brendësi vetëm të autorizuar nuk ka.

Recommended