Report TV - Basha shpall platformën:Qeveria do jetë e vogël e llogaridhënëse
  • 7 years ago
TIRANË-?Qeveria jonë do të jetë e vogël e llogaridhënëse për cdo qindrake që do të jepet për të zhvilluar e investuar?.

Kështu u shpreh sot në një tryezë me sipërmarrës italiane, kryetari i PD, Lulzim Basha duke prezantuar kështu dhe vizionin e së djathtës mbi platformën për qeverisjen e nesërme.

Sipas Bashës, qeveria aktuale ka probleme me investitorët e huaj.

?Ne jemi alternativa, jemi zhvillimi që sjell siguri në investimin tuaj?, u tha Basha sipërmarrësve italianë.

?Sa më shumë hapësirë për investitorët italianë, aq më shumë do përkthehet kjo në zhvillim e mundësi?.

?Taksat
?Programi jo vetëm nxjerr ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia. Ky është programi ekonomik me taksa më të ulëta në 20 vite dhe është gjithçka në krah të sipërmarrjes së ndershme?, tha Basha.

Kreu i PD, Basha më pas bëri një përshkrim sesi do të vepronte me taksat qeveria e tij me ardhjen në pushtet.
Recommended