Opreacionet antridrogë në Tepelenë e Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre persona kanë rënë në pranga dhe 54 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia këtë të premte në dy operacione në Lezhë dhe Tepelenë. Operacioni i koduar me emrin ?mjegulla? çoi në arrestimin e Xhevahir Gjetës, 38 vjeç, dhe Aleksandër Gjetës, 47 vjeç qe te dy nga Lezha. Atyre iu gjeten 20 kilogramë kanabis. Ky është momenti kur policia vihet në ndjekje të poseduesve të drogës. Sapo panë që policia ishte në ndjekje të tyre, trafikantet kanë braktisur thasët me drogë dhe kanë vrapuar. Por policia ka vijuar ndjekjen në autostradë duke bërë të mundur arrestimin e tyre. Operacioni antidrogë ?liqeni? në Tepelenë ka çuar në pranga Ervis Fejzon 23 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 34 kilogramë kanabis si dhe një çifte.