Vlorë - Kokëdhima: Situata e rendit e rëndë, koalicioni funksionon fiktivisht
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish deputeti socialist Koço Kokëdhima ka vijuar turin e tij në rrethe për të prezantuar platformën e lëvizjës së tij ?Zgjidhja?. Gjatë bashkëbisedimit me studentët e universitetit të Vlorës, Kokëdhima foli mbi aktualitetin politik, dhe situatën e rendit dhe sigurisë publike në vendm, që e cilësoi të rëndë.
Nga Vlora ku ka pasur një takim me studentë, ish deputeti socialist Koço Kokëdhima, e ka cilësuar të rëndë situaten e rendit dhe sigurise publike në vend. Kokëdhima hodhi akuza mbi policinë, për lidhje të tyre me elementë kriminalë. Ai sqaroi se pavarësisht se ka probleme, ato nuk rrezikojnë prishjen e koalicionit , që vazhdon te funksionoje në mënyrë fiktive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kokedhima-situata-e-rendit-e-rende-koalicioni-funksionon-fiktivisht/
Recommended