Report TV - Gruaja tentoi të hidhej nga pallati, dalin të tjerë pronarë
  • 7 years ago
TIRANË-Familja Ahmetaj ka protestuar përsëri ditën e stome për një konflikt për një pronë që ata thonë se kanë me një ndërtues.

Bëhet fjalë për 3 pallate në zonën e Unazës së Re që sipas familjes Ahmetaj janë ndërtuar në pronën e tyre, por sot firma ndërtuese refuzon tu jap atyre pjesën e apartamenteve që u takon, pavarësisht se kanë një kontratë.

Enkelejda Ahmetaj e cila ditën e djeshme tentoi të hidhet nga pallati 9-katësh u shpreh sot se do të tentojë përsëri të vetëflijohet.

??Dje kam bërë atë që ju e dini, kam hipur në majë të pallatit. Do ta bëj sërish. Nuk e dua më jetën. Këtë do ta djeg dhe veten time do ta djeg me benzinë. Kam dy fëmijët e sëmurë. Nuk kam besim tek asnjë institucion. Noterja ma ka shitur, ça shteti kemi ne, si shet ajo pronën time pa marrë unë pjesën që më takon?, shprehet ajo.
Recommended