Report TV - Dhuna në familje, 4200 denoncime nga gratë, 900 viktima meshkuj
  • 7 years ago
Denoncimet e dhunës brenda familjes, për vitin 2016 njohin shifra të larta. Vetëm në vitin që lamë pas janë denoncuar raste të dhunës në familje, ku viktima e dhunës i përket seksit mashkull janë 900 raste.

Prej tyre vetëm 20 kanë qenë gratë që kanë ushtruar dhunë ndaj burrave të tyre, pjesa tjetër ka qenë dhunë brenda familjes, ku babai rreh djalin apo vëllai- vëllanë e kështu me radhe. Ndërsa gra të dhunuara dhe që kanë denoncuar dhunën janë 4200 raste, ku mes tyre 18 që kanë humbur jetën për shkak të dhunës së ushtruar.

Enrida Bllaca, juriste pranë linjës së këshillimit të grave dhe vajzave, për Report Tv është shprehur se rastet e dhunës që regjistrohen nëpërmjet telefonit e kalojnë shifrën e 7 mijë rasteve në vit.

Ndërkohe po sot, vetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi u shpreh se pakti i mirëqenies sociale ka në fokus rikthimin në jetën normale të të mbijetuarave të dhunës.
Recommended