I ashpër ka qenë ambasadori amerikan, Donald Lu me prokurorët. Gjatë një tryeze me temë ?Pjesëmarrja e qytetarëve e demokracia?, diplomati amerikan ka thënë se prokurorët ishin kundër reformës në drejtësi.
Madje ai foli dhe me emra të drejtpërdrejt, duke përmendur edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla, për të cilin tha se ishte rreshtuar në krah të njerëzve që janë kundër kësaj reforme. ?Kryeprokurori ka folur kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa prokurorët u përpoqën të sekuestronin serverin e ILDKPI-së. Për shortin e KED, kryeprokurori dërgoi vetëm një listë të vetme, ndërsa Kushtetuta thotë se anëtarët duhet të zgjidhen me short, por prokurori dërgoi vetëm tre emra. Prokurorët dhe gjyqtarët do të përpiqen të vjedhin gjithçka.?, deklaroi ndër të tjera ambasadori amerikan.
Lu njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do mbërrijnë gjykatës e prokurorë nga SHBA e BE.