Majko: Koalicioni me LSI i shërben stabilitetit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Pandeli Majko deklaron se Prokurori i Përgjithshëm duhet te nise hetimet, ne rast se gjykon se akuzat e ish-Ministrit te Drejtësisë Ylli Manjani janë te qenësishme. Por sipas deputetit socialist, ato janë metafora qe hidhen shpesh përpara zgjedhjeve. Sipas Majkos, koalicioni me LSI-ne, edhe pse nje marrëdhënie e vështirë, është i nevojshëm per stabilitetin politik te vendit. Deputeti socialist pranoi se hashashi është nje shqetësim serioz per Shqipërinë, ndërsa per çështjen ?Balili? deklaroi se është me shume nje legjende, e cila është fryre me shume se ç?duhet.