Kreu i LSI: Jemi me këmbë në tokë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një klimë jo shumë të qetë në marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së, kryeministri Edi Rama, është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. Takimi mes krerëve të dy partive kryesore të koalicionit qeverisëse paraditen e se mërkurës që zgjati për rreth 50 minuta, vjen pasi në fillim të javës, kryeministri Rama shkarkoi ministrin e drejtësisë Ylli Manjani. Vendim, i cili sipas Metës nuk u morr në kushtet e presionit. Megjithatë, Meta duket se nuk e ka anashkaluar këtë fakt. Ai ka shfrytëzuar Konventën Zgjedhore të Njësisë 2 në Tiranë, për të thënë se partia e tij është një forcë politike me këmbë në tokë.?Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t?i zgjidhë problemet dhe jo t?i shtojë problemet. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Një forcë politike e cila të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë. Sepse kërkesat dhe pritshmërinë e qytetarëve janë të mëdha. Sepse qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe kanë nevojë për një politikë më njerëzore dhe për një politikë më të drejtë.?Një ditë më parë, kreu i LSI-së, sa i takon qëndrimit të LSI-së në koalicionit, ka thënë se partia e tij është gati të dalë në opozitë nëse PS garanton e vetme 71 votat. Në përgjigje të kësaj deklarate, kryeministri Rama ka thënë në mbledhjen e kryesisë së PS-së se nëse në zgjedhjet e ardhshme LSI vendos te hyje e vetme, atëherë PS dhe aleatët e tjerë të saj, do të marrin të paktën 71 mandate.
Recommended