Banorët e fshatit Lajthizë në rrethin e Mirditës kanë bërë thirrje për ndihmë në Ora News. Bardhok Skana është një prej kryefamiljarëve të 7 familjeve të izoluara si pasojë e reshjeve të borës, i cili përmes apelit në Ora News kërkon ndërhyrje për hapjen e rrugës. Skana thekson se banorëve të lajthizës u kanë mbaruar ushqimet, ndërkohë që kanë dhe familjarë të sëmurë. Skana: Jemi 7 familje. Jemi të izoluar nga dëbora për 15 km rrugë. Duam që të na hapet rruga. Kemi njerëz të sëmurë. Banori i fshatit të largët Lajthizë në Mirditë thotë se janë rreth 15 km rrugë të bllokuara nga bora që mbajnë të izoluar rreth 35 banorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-lajthizes-apel-ne-ora-news-29-dite-te-bllokuar-nga-bora/