http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas prezantimit te sistemit te ri te kontrollit te kompanive te transportit publik, Erjon Veliaj, ka dale vete ne terren per te pare nga afer shërbimin qe ofrohet. Ai zgjodhi linjën e re qe lidh kryeqytetin me Kasharin.?Pata mundësinë të udhëtoj për 1 orë e 10 minuta në linjën unazore të Kasharit, e cila i shërben një pjese të re të Tiranës, që më parë ishin pjesë e ish-komunës. Më parë çmimi i biletës ka qenë 50 lekë, kurse sot është 40 lekë; më parë as aboneja nuk njihej, kurse sot qytetarët mund të udhëtojnë me abone. Për ata që jetojnë në Kashar, Yzberisht, në zonën e Astirit apo rreth Unazës së Re kjo linjë është ideale, me autobusë të rinj dhe me cilësi shumë më të mirë. Duke qenë se e provova vetë e në mënyrë rastësore udhëtova në disa prej autobusëve të kësaj linje, mund të dëshmoj se shërbimi është si dita me natën, krahasuar me ku kemi qenë?.Po ashtu ai theksoi se se shpejti do te nise edhe zbatimi i aplikimit te biletës elektronike. Kryebashkiaku njoftoi se gjate këtij muaji do te kete inspektime te rastësishme ne te gjitha linjat e transportit publik ne Tirane, per t?u siguruar qe qytetareve u jepet nje shërbim cilësor.