Report TV - Berat, Tahiri inauguron zyrën e Shërbimeve: Luftë korrupsionit
  • 7 years ago
Berat- Ministri Tahiri ka marrë pjesë në inaugurimin e Zyrës së Shërbimeve per Qytetaret në Drejtorinë Vendore të Policisë, Berat.

Ai deklaroi se në këto zyra qytetarët marrin mbi 80 shërbime me shpejtësi, transparencë dhe mbi të gjitha pa korrupsion.

Në ndryshim nga e shkuara ku qytetarët sorollateshin zyrave të policisë për të marrë një shërbim sot situata është krejt e ndryshe pasi qytetarët i kanë të gjitha shërbimet e fokusuara në një zyrë të vetme shërbimi, tha ndër të tjera ministri Tahiri