http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pabarazia ekonomike ne Shqipëri është thelluar. Kjo do te thotë se te pasurit kane shtuar milionat, ndërsa shtresave te ulëta ose nuk iu është përmirësuar jetesa ose iu është varfëruar me tej. Ne këtë konkluzion ka dale studimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, qe prezantoi Raportin e Tranzicionit 2016-2017. Ata qe kane përfituar gjate periudhës se tranzicionit janë ata qe kane qene te pasur. Shtresa e mesme nuk ka përfituar ose është ne stanjacion. Pra vërehet se jo te gjithë individët kane pasur te njëjtin prosperitet ekonomik. Shqipëria është nje nga ato vende qe ka mungese te dhënash, ndaj vlen për t?u marre për baze perceptimi, i cili shpesh here është me i vlefshëm se vete statistikat. Kreu i Bankës se Shqipërisë guvernatori Genti Sejko, tha se adresimi i këtij problemi është shume kompleks. Por banka do te stimuloje hedhjen ne treg te produkteve financiare, qe janë me te prekshme për shtresën e mesme. Raporti i BERZH ka marre ne shqyrtim 36 shtete, ku Shqipëria ne këtë raport, evidentohet si vendi me një rritje te qëndrueshme ekonomike.