Report TV - Golem, gjendet i pajetë një 70-vjeçar, dallgët e nxorën në breg

  • 7 years ago
Trupi i një 70-vjeçari është gjetur në bregdetin e Malit të Robit mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas është mbytur ndërsa dallgët e detit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg. Nuk konstatohen shenja dhune.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Recommended