Vëzhgimi i Ora News - Tiranë, vetëm 20% e mishit që tregtohet ka vulë veterineri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm 20 % e totalit të mishit që del për konsum është i certifikuar dhe plotëson standardet e sigurisë ushqimore. Ora News ndoqi nga afër se si kryhet procesi nga marrja në dorëzim e bagëtisë, verifikimi i dokumenteve përkatëse dhe deri në transportin drejt dyqaneve të mishit.
Hermiona Hajdini, përgjegjëse e sektorit veterinar në Bashkinë Tiranë sqaron se janë vetën 2 thertore të licencuara, në të cilat kanë veprim veterinerët e bashkisë.
Hajdini: Veterineri përpos kontrolleve teknike, në moment që kafsha e therur është e pastër nga të gjitha sëmundjet, vulos karkasën dhe jep dhe certifikatën, e cila garanton konsumatorin që ky produkt është i sigurt për konsum human.
Ndryshe nga sa jemi mësuar që mishin ta blejmë të sapo therur, drejtoresha e sektorit veterinar sqaron se duhen minimalisht 24 orë që mishi të pushojë.
Hajdini: Gjatë kësaj periudhe, ndodhin një sërë procesesh kimike në mishin e therur. Mishi mund të jetë shumë i fortë në prerje, nuk zihet mirë, nuk ka kulluar plotësisht. Maturimi i tij rrit cilësinë e mishit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-vetem-20-e-mishit-qe-tregtohet-ka-vule-veterineri/

Recommended