Kontroll çdo muaj për ashensorët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditët e sotme ku qytetet po zhvillohen edhe ne lartësi, ashensorët jane mjetet me te përdorshëm per shkurtimin e distancave. Shpesh nxitojmë te kapim ashensorin apo katin e kërkuar dhe pak mendojmë per sigurinë e tyre. Por kush kujdeset per ashensorët dhe cfare profesioni duhet te kenë mirëmbajtësit? Ne nje nga pallatet e larta te banimit ne Tirane, ashensori është bllokuar. Mirëmbajtësi i tij Skënder Lala, i licencuar ne ketë zanat, po kontrollon te gjitha pjesët e ashensorit, një pune rutine siç thotë ai, per te shmangur çdo rrezik apo tragjedi si ajo e ditëve te fundit. Nje mirëmbajtës per ashensorët duhet te ushtroje çdo muaj kontroll per pallatet qe ai mbulon pa përfshire rastet e avarive. Sipas teknikut Lala shpesh ne ketë shërbim punojnë edhe persona qe s?kane lidhje me ketë zanat, gje qe reflektohet ne avari te mëdha apo edhe qëndrime te gjata brenda ashensorit. Administratoret e pallateve jane personat përgjegjës per lidhjen e kontratave me mirëmbajtësit e ashensorëve. Isidor Koti administrator i nje kompleksi pallatesh shpreh domosdoshmërinë e mbajtjes se protokolleve për çdo shërbim, madje dhe ne mënyre elektronike. Ne vendin tone nuk ka shkolla te mirëfillta per specialist te ashensorëve, por ne degët e inxhinierisë bëhen lende te veçanta per montimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ne Tirane jane rreth 5 mije pallate ku pjesa me e madhe kane shërbimin e ashensorit, por nuk dihet se sa te sigurt janë dhe kush kujdeset per ta. Vetëm pas vënies ne zbatim te ligjit per administrimin e pallateve, ky shërbim mund te vihet nen kontroll.

Recommended