Drafti i financave lehtëson bizneset nga penalitetet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave është treguar shumë bujare përsa i përket faljes se detyrimeve fiskale në tatime dhe dogana. Në draftin e hartuar, përveç se falet gjithçka deri në vitin 2010 dhe pjesërisht deri në 2014, parashikohet edhe fshirja e supergjobave të vendosua gjatë 2015 nga administrata tatimore. Bëhet fjalë për gjobat për punën në të zezë, për moslëshim kuponi tatimor, mos deklarim adrese etj, të cilat kjo mazhorancë i dhjetëfishoi në vlerë, por më pas ishte Gjykata Kushtetuese ajo e cila i shfuqizoi ato. Sipas administratës tatimore gjobat e vendosura gjatë kësaj kohe kanë qenë me te pakta, pasi niveli i tyre arrinte deri ne 10 milion lekë për atë që tregtonin mallin pa dokumenta tatimore. Por drafti i cili është për mendim në qeveri, parashikon edhe faljen e çdo penaliteti tjetër: Për rastet që janë në proces ankimimi, shqyrtimi administrativ apo gjyqësor. Këto gjoba falen me kushtin që tatimpaguesit të heqin dorë nga ankimimi në çdo hallkë të sistemit. Përjashtim nga draft i faljes bëjnë vetëm ato subjekteve që kanë detyrime doganore /apo tatimore të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Recommended