“Reforma e bllokuar nga opozita” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni per reformën zgjedhore nuk mund te rinise punën pa pjesëmarrjen e opozitës. Kur kane mbetur mbi tre jave nga përfundimi i mandatit, Taulant Balla i beri apel pakicës te rikthehet ne komision. Kane mbetur shume çështje thelbësore per garantimin e standardeve ne zgjedhje tha Balla. Nje nder to është edhe financimi i partive politike. Sipas Balles, sanksionimet ne ligj per dënimin e tjetërsimit te votës, është nje tjetër teme, qe duhet adresuar nga Komisioni. Opozita ka bojkotuar Komisionin, me pretendimin se mazhoranca nuk pranon votimin dhe numërimin elektronik, qe per ta është kusht i panegociueshem për garantimin e lirisë ne zgjedhje. Por mazhoranca ka theksuar se aplikimi i teknologjisë ne zgjedhje nuk është i mundur per garën elektorale te 18 Qershorit.

Recommended