Ilaçe falas për të pasiguruarit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt 600 mijë qytetarë qe nuk kane derdhur kontribute, do t?i marrin falas barnat mjekësore nga lista e ilaçeve të rimbursueshme. Nga qyteti i Durrësit kryeministri Rama prezantoi vendimin për të futur si përfitues të listës së ilaçeve të rimbursuseshme edhe personat e pasiguruar. Projekti pilot nis ne qytetin e Durrësit. Nga fillimi i muajit shkurt, të gjithë qytetarët do të pajisen me recetën elektronike. Sipas Rames, ajo do t?i japë fund abuzimit të bërë prej vitesh me shitjen e barnave. Kryeministri shfrytëzoi takimin për te mbrojtur koncesionet dhe shërbimet te ndryshme te dhëna me partneritet publik privat. Qëllimi i reformave, nënvizoi kryeministri, është të zhduket korrupsioni mes bluzave të bardha. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se me vendimin e fundit, 2.9 milionë persona përfitojnë shërbimin, me apo pa sigurime.

Recommended