Ora News – Gentian Sala të mërkurën tek “Media”, Boçi: Ka monopolizuar tregun

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Parlamentar i Medias i drejtuar nga deputeti Genc Pollo kërkoi me urgjencë mbajtjen e një seance dëgjimore me drejtuesin e AMA-s, Gentian Sala.
Të mërkurën, kreu i institucionit Sala do të japë llogari para Komisionit për mbledhjet ilegale për dhënin e licencave kombëtare, monopolizimin e tregut ndaj operatorëve ku Sala është në konflikt interesi dhe pasurimin në mënyrë të beftë të familjes së tij gjatë kohës së drejtimit të këtij institucioni.
Duke e akuzuar për monopolizim të tregut, deputeti demokrat Luçiano Boci tha se AMA nuk mund të organizojë mbledhje informale për të ndarë në fshehtësi licenca kombëtare për sa kohë që është në proçes gjyqësor me Ora News.
Për kreun e Komisionit, Genc Pollo, është detyrë e Komisionit trajtimi i shqetësimeve që vijnë nga operatorët televizivë, si dhe të shqyrtojë rastet e abuzimeve me licencat dhe të kërkojë sqarime për pasurinë e Gentian Salës.
Pikërisht për pasurinë e familjes Sala pati debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në këtë Komision.
Demokratët kërkuan që Komisioni ti drejtohej ILDKPI për hetim administrativ të Gentian Salës, ndërsa socialistët thanë se kjo çështje i tejkalon kompetencat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/komisioni-i-medias-te-merkuren-seance-degjimore-me-ama/

Recommended